SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.M. (30) nga fshati Zhelinë, Komuna e Zhelinës, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes apo zënkës”.
Sipas informacioneve, më 28.01.2026, në fshatin Dëbërcë të Tetovës, i dyshuari ka kërcënuar me armë zjarri A.Z., gjithashtu nga i njëjti fshat.
Organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./tetova1.mk

