8 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Filloi, ndërtimi i rrugës që do lidhë, Siniçanin e Epërm...

Feti Abazi: Filloi, ndërtimi i rrugës që do lidhë, Siniçanin e Epërm me Siniçanin

“Sot e nisëm edhe një projekt të rëndësishëm për ndërtimin e rrugës lokale që lidh Siniçanin e Epërm me Siniçanin, një projekt i shumëpritur dhe tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj zone”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

“Kjo rrugë do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, do të përmirësojë kushtet e jetesës dhe do të krijojë mundësi më të mira për zhvillim. Si një fshat malor, investime të tilla janë kyçe për të parandaluar shprazjen dhe për të nxitur rikthimin e jetës në këtë vend të bukur.

Të përkushtuar për të ndërtuar infrastrukturë që u shërben qytetarëve tanë dhe i jep të ardhme zonave tona rurale!”, ka përfunduar, ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments