Më 07.05.2026 në ora 01:20 në SPB Tetovë, një grua 34-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se bashkëshorti i saj N.D., me të cilin janë në procedurë divorci,
e ka thirrur në telefon dhe i ka drejtuar kërcënime asaj dhe fëmijëve të tyre të mitur, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës Themelore Tetovë për ndalimin e afrimit dhe kontaktit, të sjellë në nëntor të vitit 2025.
Po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit

