8 C
Tetovo
E enjte, 7 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniI dehur shkaktoi aksident në Leshkë dhe ka ikur nga vendi i...

I dehur shkaktoi aksident në Leshkë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, në pranga 31 vjeçari

Më 07.05.2026 në ora 01:30 në rrugën rajonale Tetovë – fsh. Jazhincë, afër fshatit Leshkë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin B.K. (31) nga fshati Zhilçë e Tetovës.

Gjegjësisht, ai, pa pasur leje drejtimi, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas gjetjes së tij, është kryer testi i alkoolit, me ç’rast i janë matur 1,46 promilë alkool në gjak.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments