Sot, së bashku me drejtorin e parkingut Mirko Martinovski, realizuam një vizitë pune te drejtori i parkingjeve në Shtip, ku pamë nga afër funksionimin e veturës moderne me kamera për kontrollin dhe menaxhimin e parkingjeve.
Kjo teknologji bashkëkohore mundëson kontroll më efikas, identifikim të shpejtë të shkeljeve dhe menaxhim më të mirë të hapësirave publike për parkim. Qëllimi ynë është që edhe qytetarët e Tetovës së shpejti të përfitojnë nga ky sistem modern, i cili do të sjellë më shumë rregull, transparencë dhe efikasitet në shërbimet e parkingut.
Përgjegjësi i parkingut në Tetovë, Mixhahid Jashari, theksoi se implementimi i teknologjive të reja mbetet prioritet për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe modernizimin e funksionimit të parkingjeve në qytet.


