8 C
Tetovo
E enjte, 7 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVLEN prezanton Rezolutën e Grave: Angazhim për fuqizimin e grave dhe mbështetjen...

VLEN prezanton Rezolutën e Grave: Angazhim për fuqizimin e grave dhe mbështetjen e familjes

Në kuadër të aktiviteteve për Kongresin e VLEN-it, i cili do të mbahet më 9 maj dhe ku pritet shndërrimi i koalicionit në një parti të përbashkët politike, Forumi i Grave i VLEN-it ka organizuar prezantimin e Rezolutës së Grave, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, rezoluta riafirmon përkushtimin për përfaqësim më dinjitoz të grave në jetën publike dhe institucionale, mbështetje për familjen, amësinë dhe natalitetin, si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Në dokument theksohet rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse, duke u vlerësuar si element thelbësor për qeverisje të mirë dhe politika të përgjegjshme.

Nga Forumi i Grave u vlerësua se VLEN tashmë ka dëshmuar përkushtim konkret ndaj përfaqësimit të grave, si në grupin parlamentar, ashtu edhe në pozita të rëndësishme të ekzekutivit dhe institucioneve shtetërore.

Po ashtu, u theksua se unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik do të krijojë hapësira edhe më të mëdha për avancimin e rolit të grave shqiptare në jetën politike dhe publike.

Njoftimi i plotë:

“Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes

Në kuadër të aktiviteteve të Kongresit të VLEN-it, që do të mbahet më 9 maj dhe ku pritet shndërrimi i koalicionit në një parti të përbashkët politike, Forumi i Grave i VLEN-it organizoi prezantimin e Rezolutës së Grave.

Rezoluta riafirmon përkushtimin për përfaqësim më dinjitoz të grave në jetën publike dhe institucionale, mbështetje për familjen, amësinë dhe natalitetin, si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Në dokument theksohet rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje, duke vlerësuar se përfshirja e tyre është thelbësore për qeverisje të mirë dhe politika të përgjegjshme.

Në aktivitet u vlerësua se VLEN tashmë ka dëshmuar përkushtim konkret ndaj përfaqësimit të grave, si në grupin parlamentar, ashtu edhe në pozita të rëndësishme të ekzekutivit dhe institucioneve shtetërore.

Forumi i Grave i VLEN-it theksoi se unifikimi i VLEN-it në një parti politike do të krijojë hapësira edhe më të mëdha për avancimin e rolit të grave shqiptare në jetën politike dhe publike”, perfundojnë nga VLEN./tetova1.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments