8 C
Tetovo
E enjte, 7 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPërgjegjësi i Parkingut në Tetovë Mixhahid Jashari, bashkë me drejtorin Mirko Martinovski,...

Përgjegjësi i Parkingut në Tetovë Mixhahid Jashari, bashkë me drejtorin Mirko Martinovski, në vizitë pune në Shtip për modernizimin e parkingjeve

Sot, së bashku me drejtorin e parkingut Mirko Martinovski, realizuam një vizitë pune te drejtori i parkingjeve në Shtip, ku pamë nga afër funksionimin e veturës moderne me kamera për kontrollin dhe menaxhimin e parkingjeve.

Kjo teknologji bashkëkohore mundëson kontroll më efikas, identifikim të shpejtë të shkeljeve dhe menaxhim më të mirë të hapësirave publike për parkim. Qëllimi ynë është që edhe qytetarët e Tetovës së shpejti të përfitojnë nga ky sistem modern, i cili do të sjellë më shumë rregull, transparencë dhe efikasitet në shërbimet e parkingut.

Përgjegjësi i parkingut në Tetovë, Mixhahid Jashari, theksoi se implementimi i teknologjive të reja mbetet prioritet për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe modernizimin e funksionimit të parkingjeve në qytet.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments