Një autobus me targa të Prilepit ështëështë djegur në autostradën Veles–Shkup, afër pikës së pagesës në Otovicë. Sipas informacioneve nga MPB të gjithë pasagjerët kanë dalë me kohë nga autobusi dhe, për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve dhe policia e Njësisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Veles. Zjarri ka shpërthyer gjatë lëvizjes së autobusit, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Për shkak të ndërhyrjes dhe masave të sigurisë, në këtë segment të autostradës kishte ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

