8 C
Tetovo
E diel, 17 Maj, 2026

Moti sot

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe me periudha me diell. Kryesisht në rajonet skajore perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 13 deri në 23 gradë Celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës kohë pas kohe e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Moti i ndryshueshëm me vranësira do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar priten të martën.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments