8 C
Tetovo
E hënë, 8 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniShtrenjtohet nafta në Maqedoninë e Veriut: Këto janë çmimet e reja të...

Shtrenjtohet nafta në Maqedoninë e Veriut: Këto janë çmimet e reja të karburanteve nga mesnata

Nga mesnata e sotme në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve, të cilat sjellin një shtrenjtim të naftës, por një rënie të lehtë për çmimin e benzinës, përcjell INA.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim që çmimi i dizelit të rritet për 1,5 denarë, ndërsa ai i benzinës të ulet për 2 denarë.

Sipas vendimit zyrtar të KRRE-së, tregtimi i karburanteve nga mesnata do të bëhet me këto çmime:

Eurodizeli: Rritet dhe do të shitet për 87 denarë për litër.

Eurosuper BS-95: Ulet dhe çmimi i ri do të jetë 86 denarë për litër.

Eurosuper BS-98: Ulet dhe do të kushtojë 88 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë (për amvisëri): Do të kushtojë 89 denarë për litër.

Ky ndryshim i çmimeve vjen si pasojë e lëvizjeve të fundit të naftës dhe derivateve në tregjet ndërkombëtare dhe metodologjisë që zbaton rregullatori në Maqedoninë e Veriut.(INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments