8 C
Tetovo
E shtunë, 13 Qershor, 2026
BallinaSportRonaldo optimist për Botërorin 2026: Ky brez do t’u sjellë shumë gëzim...

Ronaldo optimist për Botërorin 2026: Ky brez do t’u sjellë shumë gëzim portugezëve

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, u shpreh optimist për paraqitjen e kombëtares së tij në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ndihet në formë të mirë fizike dhe se Portugalia disponon një brez futbollistësh shumë cilësorë.

Në një prononcim për mediat, sulmuesi i Al Nassr deklaroi se skuadra do të shkojë në Botëror me shumë shpresë, por pa bërë premtime për fitimin e trofeut.

“Ne po shkojmë në këtë Botëror me shumë shpresë. Fizikisht jam mirë dhe këtë e kanë parë të gjithë në ndeshjet e mia. Vetëm në fund do ta dimë nëse do të jemi apo jo kampionë bote. Është një brez shumë i mirë dhe mendoj se do t’u japë shumë gëzim portugezëve”, tha Ronaldo.

I pyetur nëse e konsideron të mundur që Portugalia të fitojë titullin e parë botëror në histori, 41-vjeçari u përgjigj se kjo është një mundësi reale, por varet nga shumë faktorë.

“Mendoj se po, por do të varet nga shumë faktorë”, u shpreh ai.

Ronaldo theksoi gjithashtu se momentet vendimtare të një turneu të madh vijnë pas fazës së parë, kur lodhja fizike dhe psikologjike fillon të ndikojë te skuadrat. “Gjëja më e rëndësishme është kur topi fillon të rrotullohet. Pas ndeshjes së dytë apo të tretë, kur gjërat fillojnë të vështirësohen dhe lodhja shtohet, atëherë do të shohim kampionët e vërtetë”, përfundoi kapiteni portugez.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments