8 C
Tetovo
E martë, 23 Qershor, 2026
BallinaSportNorvegjia kualifikohet në fazën me eliminim direkt

Norvegjia kualifikohet në fazën me eliminim direkt

Erling Haaland shënoi dy gola për ndeshjen e dytë radhazi në fitoren 3-2 ndaj Senegalit.

Dy golat e Haalandit e çuan atë në kuotën e katër golave në turne, duke u barazuar me francezin Kylian Mbappe dhe duke mbetur vetëm një gol pas argjentinasit Lionel Messi.

“Të fitojmë Kupën e Botës? Absolutisht jo. Mendoj se duhet të jemi pak realistë dhe të gëzohemi të gjithë norvegjezët kudo që ndodhen sot.

Mendoj se kjo është ndër netët më të mëdha që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time.

Kam një ndjesi të ngjashme me atë që pata pas finales së Champions League në vitin 2023.

Është diçka jashtëzakonisht e madhe. Jam tepër krenar dhe shumë i lumtur.”, tha Haaland pas ndeshjes.

Haaland, tani ka 59 gola në 52 ndeshje me kombëtaren.

Golin tjetër për norvegjezët e realizoi Marcus Pedersen, i cili kaloi kombëtaren e tij në epërsi në minutën e 43-të.

Ndërkohë, Norvegjia iu bashkua Francës në krye të Grupit I me nga gjashtë pikë, përpara përballjes së së premtes që do të vendosë vendin e parë.

Norvegjia ka arritur në fazën me eliminim direkt në paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës që nga viti 1998.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments