Bashkimk Demokratik për Integrim ka thirrur protesta për të premten në Tetovë, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve.
Por qytetarët po pyesin se kundër kujt proteston BDI-ja? Pikërisht partia e Ali Ahmetit nuk e kaloi asnjëherë në Qeveri vendimin për riemërtimin e rrugëve. Si pasojë, ato emra nuk figuruan asnjëherë zyrtarisht në Kadastër ose Regjistër Qendror.
Ndërsa në momentin që ra në opozitë, përmes Gjykatës Kushtetuese që e ka zgjedhur vetë, e anuloi vendimin e vitit 2007.
Komuna e Tetovës ka konfirmuar se ka marrëveshje politike dhe çështja e këtyre rrugëve do të zgjidhet me të gjitha procedurat, dhe jo me zgjidhje gjysmake.

