Sot zhvilluam një takim konstruktiv bilateral me Drejtori e Doganës së Kosovës dhe me drehtiesit të tjerë të Doganës së Kosovës, duke vijuar një bashkëpunim të gjatë dhe të rëndësishëm ndërmjet dy administratave doganore.
Vëmendje të veçantë i kushtuam funksionimit të One Stop Shop në Blacë – Hani i Elezit, me synim që përmes koordinimit më të mirë dhe shkëmbimit të shpejtë të të dhënave të lehtësojmë qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve.
Diskutuam edhe për digjitalizimin e proceseve doganore, përafrimin me standardet e BE-së dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar.
Për mua, bashkëpunimi i mirë matet me rezultate konkrete në terren. Më shumë koordinim, më pak pritje dhe kufij më të sigurt, ky duhet të jetë drejtimi ynë i përbashkët.

