Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka përgëzuar atletët nga KA Kamjani Berina Sinani dhe Dijar Xhemaili, pë rezultatet e arritura në EKAG 2026 – Brno, ku Berina Sinani doli e 156-tt në garën për 60 metra, ndërsa Dijar Xhemaili i 15-ti në garën prej 800 metrash.
Garues të tjerë shqiptarë të pranishëm në këtë garë, ishin edhe: Eljana Sallahi, Amela Abdiji dhe Arti Xheladini.
Postimi i plotë, nga Feti Abazi:
“Krenarë për atletët tanë në EKAG 2026 – Brno!
Me videon e mbajtjes së pishtarit olimpik nga dy atletët e KA Kamjani, Berina Sinani dhe Dijar Xhemaili, që na bënë krenarë me pjesëmarrjen e tyre në EKAG 2026 në Brno, po ndajmë edhe rezultatet e arritura nga atletët e KA Kamjani në këtë garë të rëndësishme!
Eljana Sallahi
• 60 m – vendi i 36-të nga 260 garuese
• 150 m – vendi i 26-të nga 241 garuese
Amela Abdiji
• 800 m – vendi i 34-të nga 106 garuese
• 150 m – vendi i 120-të nga 241 garuese
Berina Sinani
• 60 m – vendi i 156-të nga 246 garuese
• 300 m – paraqitje e mirë dhe përvojë e vlefshme për garat e ardhshme
Dijar Xhemaili
• 800 m – vendi i 15-të nga 64 garues, vetëm një vend larg finales
• 60 m – vendi i 33-të nga 130 pjesëmarrës
• 150 m – vendi i 34-të nga 122 garues
Arti Xheladini
• 60 m – u kualifikua në finale dhe u rendit në vendin e 10-të në total nga 100 garues
• 300 m – vendi i 12-të nga 83 garues
Urime të gjithë atletëve tanë për përfaqësimin dinjitoz dhe rezultatet e arritura! Këto përvoja dhe suksese janë motiv për edhe më shumë punë dhe rezultate në të ardhmen. Jemi krenarë për ju!”, ka shkruar, ai.

