8 C
Tetovo
E hënë, 31 Gusht, 2026
BallinaLajmeGjest human i Dr. Lulzim Agait: “Prindërit e Ajlës t’i drejtohen Klinikës...

Gjest human i Dr. Lulzim Agait: “Prindërit e Ajlës t’i drejtohen Klinikës së Neurokirurgjisë në Shkup”

Raste kur familjet detyrohen të kërkojnë ndihmë publike për shërimin e fëmijëve të tyre jashtë vendit, për fat të keq, nuk janë të rralla. Një rast i tillë është edhe ai i vogëlushes Ajla, e cila po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe kriza të shpeshta epileptike.

Familja e saj kishte bërë apel publik për ndihmë, pasi për trajtimin e vajzës ishte rekomanduar vendosja e stimuluesit të nervit vagus – VNS, ndërhyrje për të cilën ishte kërkuar një shumë prej rreth 30 mijë eurosh dhe trajtim jashtë vendit.

Por ky apel ka prekur edhe një nga neurokirurgët më të njohur në vend, Dr. Lulzim Agai, njëherit drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë në Shkup.

Pa hezituar, Dr. Agai ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë vogëlushen dhe familjen e saj, duke i ftuar prindërit që të kontaktojnë Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup.

“Ky intervenim bëhet në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup. I ftoj prindërit e Ajlës për bisedë të mërkurën në ora 9:00 në Klinikë. Le të kërkojnë Dr. Lulzim Again”, është mesazhi i tij.

Ky gjest është një shembull i rrallë i humanizmit dhe përgjegjësisë njerëzore që shkon përtej profesionit. Në një kohë kur familjet shpesh detyrohen të trokasin në dyert e mediave dhe të kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të siguruar trajtim për fëmijët e tyre, gatishmëria e një mjeku për të ofruar ndihmë dhe për të hapur dyert e institucionit ku punon, meriton çdo respekt dhe vlerësim.

Dr. Lulzim Agai me këtë veprim dëshmon se mjekësia nuk është vetëm profesion dhe dije shkencore, por edhe humanizëm, ndërgjegje dhe gatishmëri për të qenë pranë pacientit në momentet më të vështira.

Për Ajlën dhe familjen e saj, kjo mund të jetë më shumë se një ndihmë mjekësore, mund të jetë një derë e hapur drejt shpresës.

Gjest për çdo lëvdatë nga Dr. Lulzim Agai dhe Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup. Shpresojmë që Ajla e vogël të marrë trajtimin e nevojshëm dhe shumë shpejt të ketë një jetë më të qetë dhe më të shëndetshme.

https://www.facebook.com/share/p/19XN6gBspR/

Kush është Dr. Lulzim Agai?


Dr. Lulzim Agai është specialist i neurokirurgjisë dhe drejtor i Klinikës Universitare të Neurokirurgjisë në Shkup. Me përvojë shumëvjeçare profesionale në fushën e neurokirurgjisë, ai njihet si një nga specialistët shqiptarë më të vlerësuar në këtë fushë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments