Pas shumë vitesh, kreu aktual i komunës së Bogovinës Feti Abazi, u ka dhënë fund pritjeve të banorëve të Siniçanit, duke nënshkruar kontratën e kaptimit të ujit për këtë fshat. Ndërsa, ka theksuar, se e njejta problematikë, do zgjidhet edhe për fshatrat e tjera, në vijim.
“Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të ujit të pijshëm për Siniçanin!
Sot nënshkrova kontratën për kaptimin e ujit të pijshëm në vendbanimin Siniçan.
Rruga drejt sigurimit të ujit të pijshëm për Siniçanin ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, por sot po bëjmë një hap konkret përpara.
Uji i pijshëm është një nga prioritetet kryesore të Komunës së Bogovinës. Nisim në Siniçan dhe shumë shpejt do të vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera.
Për një nevojë themelore, për një jetë më të mirë!”, ka shkruar, Abazi.

