8 C
Tetovo
E martë, 6 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, kapen 79kg drogë,...

Mustafa Dauti: Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, kapen 79kg drogë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërsa ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve.

Aksioni filloi pas një informacioni të siguruar nga Departamenti i Inteligjencës, pas së cilës ekipet mobile ndërmorën veprime operative në pikën kufitare Dojran, në dalje të vendit, ku u ndalua një kamion që transportonte 79 kilogramë marihuanë, e destinuar për tregun turk. Për transportin e drogës u arrestua edhe shoferi, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës.

Hetimet treguan se kamioni kishte hyrë në Maqedoninë e Veriut me ngarkesë profile hekuri, të cilat duhej t’i transportonte drejt Greqisë. Në një lokacion të paracaktuar, pas marrëveshjes me persona nga Maqedonia e Veriut, në kamion ishte ngarkuar marihuana. Automjeti më pas ishte vulosur dhe kishte vazhduar rrugën drejt Greqisë, por u ndalua në kufirin e Dojranit.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në rast.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments