Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i cili për gati një çerek shekulli kujdesej për pamjen e tij dhe ishte një mik i afërt i tij.
Ahmeti theksoi se bashkëpunimi i tyre kishte nisur që nga viti 2001, ndërsa me kalimin e viteve raporti i tyre profesional u shndërrua në një miqësi të forte dhe respekt të ndërsjellë.
> “Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time si berber. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Ahmeti.
>
Ai shtohet se gjatë takimeve të tyre të rregullta, përveç bisedave të zakonshme, Nexha shfaqte gjithmonë kureshtje dhe interes të veçantë edhe për zhvillimet politike e shoqërore në vend.

