Zëdhënesi i BDI-së, Bujar Osmani i cili mori pjesë në Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Tramp, sot nga Uashingtoni në linje telefonike për TV21 thotë:

“Vetë fakti që në Ceremoninë e Inaugurimit, nga Maqedonia, ftese zyrtate ka vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, tregon qartë së BDI vazhdon të jetë parter lojal i SHBA-ve. Në Uashington nga politikanët e Ballkanit kam parë vetëm z. Ilir Meta dhe nuk kam informata se cili politikan tjetër merr pjesë në këtë ceremoni. Ceremonia e inaugurimit ishte nje eveniment i shkëlqyeshëm dhe të gjithë të pranishmit shprehën dëshirën se administrata e re e SHBA-ve do të kontriboujë për një botë më të mirë për të gjithë”-u shpreh z. Osmani ne linje telefonike për TV21.

Në pyetjen tonë se si i komenton spekulimet se BDI ka dërguar z.Osmanin në Uashington edhe për të matur pulsin e administratës së re ne lidhje me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, z. Osmani as nuk e konfirmoi, por as nuk e demantoi këtë spekulim.

Përndryshe, Trump u betua si Presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjellur nga një trumë masive, por përcjellur gjithashtu edhe me protesta gjatë kohës së inaugurimit, dhe me vlerësimet më të ulëta në katër dekadat e fundit, me një vlerësim favoriteti vetëm 41.8%, më pak se gjysma e Barack Obamës para 8 viteve.

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo” ishin fjalët e Trup në betimin e tij.

Pas betimit të tij dhe shpalljes president, Trump është duke mbajtur fjalimin gjithëkombëtar për tërë popullin amerikan.