Nëse imunitetin e kuptojmë si aftësi për t’u marrë me çdo lloj sëmundjeje, atëherë mënyra jonë e jetesës së shëndetshme është mburoja më e mirë, thonë ekspertët.

Edhe përbërja e caktuar e ushqimit mund të forcojë vetitë mbrojtëse, kurse edhe sot përdoren ende gjashtë ushqimet e lashta të cilat janë të njohura prej kohësh se ndihmojnë në forcimin e trupit, transmeton “Zeri.info”.

Këto janë: mjalti, hudhra, frutat agrumet, perimet, kosi dhe çokollata.

Imuniteti mund të përmirësohet edhe nga kompozimet e ndryshme farmaceutike, por kohët e fundit më shumë janë të njohura ekstraktet polisaharide nga rajonet aziatike, të tilla si, për shembull betaglukani.

Gjithashtu, duhet shmangur të gjitha ato që sfidojnë sistemin imunitar në punën e tij të përditshme, në rend të parë lodhjen psikofizike, përdorimin e tepruar të alkoolit dhe ushqimit.

Çdo infeksion duhet të merret seriozisht dhe të kërkohet kujdesi mjekësor me kohë, përcjell “Zeri.info”.

Për një mbrojtje efektive të trupit kundër viruseve dhe baktereve duhet bërë ushtrime fizike çdo ditë për 30 minuta, me kujdes duhet të zgjidhni ushqimin dhe të hani atë në mënyrë të moderuar, të pushoni dhe të flini mjaftueshëm. /ZËRI/

Image