Rastin e Tamarës ta ndërmerr Prokuroria Speciale Publike nëse ekziston të paktën një bisedë nga përgjimet në çfarëdo mënyre që lidhjet me këtë rast. Këtë e ka kërkuar nëna e vajzës nga Velesi që vdiq para dy viteve duke pritur institucionet shëndetësore për ta autorizuar shërimin jashtë vendit me shpenzimet e shtetit, njofton Telma.

 

Përndryshe në bisedat e publikuara nuk ka asgjë lidhur me këtë rast, përsëri shpresohet se mundet që të ketë të paktën ndonjë bisedë në këto të cilat opinioni nuk ka mundur t’i dëgjojë.

Nga zyra e prokurores së Katica Janevës tani nuk thonë por as edhe demantojnë nëse ka bisedë të tillë me mendimin se nuk janë dëgjuar të gjitha materialet e dorëzuara deri te PSP.