A është fjala për dështim mode apo jo, stilistët kanë mendime të ndara. Edhe pse ishim të bindur që Melanie thjesht nuk mund të gabojë, së paku jo kështu në periudhë, megjithatë kjo ka ndodhur.
A është për këtë fajtor gjoja divorci, apo diçka tjetër, nuk e dimë, mirëpo është evidente që zonja Trump e prezantoi veten në veshje më të dobët deri tani.
Në të vërtetë, të dielën në mbrëmje, Melanie ka marrë pjesë në shfaqjen gala e cila mbahet në teatrin FordTheatre, në të cilën ka marrë pjesë bashkë me presidentin e Amerikës.
Në vend që ta shohim sërish në ndonjë fustan të strukturuar, elegant i cili do të theksonte figurën e saj prej manekineje, dama e parë e Amerikës është shfaqur e veshur me fustan mëndafshi Monique Lhuillier.
Fustani shampanjë me rrudha i takon Resortit aktual të koleksionit të kreatores, mirëpo nëse pyetemi ne, mund të jetë çdo gjë, por jo elegante dhe disi e ka “përpirë” figurën e shkëlqyeshme të damës së parë të Amerikës.