Këshilli inicues, pas mbledhjes së djeshme dhe thirrjes publike për mbledhjen e sontme përmes komunikatës së parë, informon opinionin se në takimin e sontëm, të gjithë, aktivistë, anëtarë dhe ish luftëtarë të UÇK-së, në pajtueshmëri të plotë, në krye të herës, hodhën poshtë shpekulimet se kjo nismë ka karakter përçarës, duke u zotuar që deri në fund do t’i qëndrojmë besnik subjektit, por, po ashtu, të gjithë vazhdojnë të mbeten të vendosur që të dëgjohet zëri i aktivave të BDI-së dhe jo të anashkalohen dhe për çështje me karakter vendimtar, në prag të zgjedhjeve, të vendosin dy-tre persona, duke shpërdoruar aktivistë, anëtarë dhe ish luftëtarë të UÇK-së, me spekulime dhe gënjeshtra.

Nga diskutimet e të pranishmëve erdhëm në konkludimet se:
Nuk jemi përçarës;
Nuk do të pranojmë veprime klanore
Nuk pranojmë veprime jashtë statutare;
Nuk pranojmë emërime të cilat do të arsyetohen përmes titujve partiak dhe
Të gjitha këto veprime që janë bëre në emër të zgjedhjeve lokale janë të papranusheme nga që janë bërë jashtë normave statutare.
Po ashtu, të gjithë ishim në pajtim me idenë që nesër të ftojmë një konferencë me mediat, me moton “STOP veprimeve mafioze brenda BDI-së së Kumanovës”, e cila do të mbahet në ora 11h në objektin e Shkollës së Mesme Ekonomike, paralelet në gjuhën shqipe, në të cilën do t’i artikulojmë anomalitë e deritanishme dhe zhvillimet e fundit në BDI-në e Kumanovës.
Nga Këshilli inicues:  1. Rexhep Rexhepi
Berat Ramadani
Nuredin Misini
Bajram Ademi
Idriz Beqiri