Me 9 vota për dhe asnjë kundër KSHZ hodhi poshtë 86 ankesat e Lëvizjes Besa ne lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Çairit, njofton Alsat-M.

Përfaqësuesit e LSDM-së dhe BDI-së thane se kjo kërkese nuk ka bazë as për shqyrtim dhe e njëjta përballet me mungesën e fakteve dhe elementeve tjera qe duhet ti përmbaje një ankese e ankimuar nga një parti politike mbi procesin zgjedhor.

Fillimisht 86 ankesat e Lëvizjes BESA u përmblodhën në një të vetme pasi të njëjtat iu referoheshin parregullsive të njëjta. Për momentin KSHZ është në pauzë ndërkohë që do të vazhdoj me ankesat e parashtruara nga subjektet tjera politike.