Gjykata e Apelit në Shkup ka vendosur se ”bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin ‘Tenderë’, në të cilin është e akuzuar ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, përcjell Fol.

Gjykata e Apelit në dy seanca publike nesër do të vendosë nëse bombat do të jenë dëshmi në rastin ‘TNT’ për rrëzimin e kompleksit të banesave ‘Kosmos’ dhe në lëndën ‘Toplik’ për rastin ‘Qyteti i Diellit’.

Në rastin ‘Tenderë’ është e akuzuar Kançeska për tenderin për kryerjen e punimeve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, nga projekti ‘Shkupi 2014’.

Ndërsa në rastin ‘Toplik’ të dyshuar janë gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e ‘Qyteti i Diellit’. /Fol/