Bashkimi Demokratik për Integrim e njohur tashmë në opinion si  një strukturë politike tepër e dyshimt  e cila gjithë këto vite ka  vënë  kurdisje ndaj oponentëve politik,  vetëm e vetëm për ta mbajtur pushtetin e saj kriminal të një grupi të njerëzve të ngusht  në kurriz të shqiptarëve. Kjo strukture  e cila akoma vazhdon të thirret si  strukture e  dalë nga  lufta e 2001 e që  luftën e kishte armë për të fituar pushtet, dhe jo për të qenë në shërbim të shqiptarëve.

Lideri i tyre Ali Ahmeti bashkë me BDI, për gjithë këto vite kanë dëshmuar se kanë qenë të gatshëm  të qeverisin edhe me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit edhe atëherë kur shqiptarë të pafajshëm  u vranë, u burgosën, e u tërhoqën zvarrë , por vazhdojnë edhe sot në të njëjtin mënyrë  edhe  me LSDM-në e Zaevit, ku edhe kanë  lidhur marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor jo në interest të shqiptarëve po sërish në interes të një grupi të ngusht kriminal  mbi të cilët rrëndojnë afera të rrënda koruptive.

Ali Ahmeti është i lindur për truqe, duke e kuptuar tashmë krejt shqiptarët se ai luftën e kishte armë  vetëm e vetëm të instalohet në  pushtet, dhe jo për të qenë në shërbim të  nevojave të shqiptarëve. Kjo u dëshmua në 16 vitet e tij të qeverisjes me Gruevskin dhe me Zaevin po e dëshmon këto kohët e fundit.

Ali Ahmeti i BDI-së është koka e skenarëve të zi, e  që për qëllim ka të krijojë një linjë klanesh mes individësh a partish politike. Ska se si të jetë ndryshe  kur  BDI  me Ali  Ahmetin në krye  e ndihmon Vesel Memedin e RDK-së që ta krijojë një aleancë të re, e  që është një lloj piraterie në  aspektit ligjor, me të vetmin qëllim për të krijimin  dhe të futjen   hutisë te popullata për ta ngatërruar oponentin që ia ka frikën. Krejt kjo mbase mund të ishte bërë për ta ruajtur pushtetin e kriminalizuar dhe për ta ruajtur dallimin prej një 1 % në anketa në mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së, dallim ky  i cili në fakt edhe nuk ekziston.

Shqiptarët këta lojra të pista i kanë kuptuar dhe më 15 tetor  sigurisht se  gjykimi i popullit do vijë , sikurse erdhi me 11 dhjetor të 2016, ku në kalimin e “urrës së siratit”   BDI e Ahmetit u përgjysmua ekstremisht.

© fol.mk