Prokurorja speciale Lençe Ristoska, përmes telefonit për TV21 tha se nuk përjashtohet mundësia e hapjes së procedurës para hetimore, për rastin ‘Alfa’ por sipas saj, kjo varet nga rrethana të ndryshme.

Familjarët e të dënuarit  Rexhail Qerimi thonë se kanë dërguar një kërkesë te PPS për rihapjen e rastit, meqë ngjarja,  ka ndodhur në periudhën e bisedave të përgjuara.

Rikthimi i rastit ‘ALFA’ ndodhi pas gazetarja Liridona Vejseli në profilin e saj në facebook publikoi video regjistrimit e vrasjes në fakultetin Matematiko Natyrorë në Shkup, ku u vra polici Alfa A.A. dhe për këtë vepër në mungesë të provave dhe duke u bazuar vendimi, në dëshmitë kundërthënëse të dëshmitarëve të fshehur u dënuan me burgim të përjetshëm ish ushtari i UÇK-se Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.