Akoma nuk ka një emër konkret se cili do të jetë kandidati i Lëvizjes Besa në Strugë pavarsisht spekulimeve se mediatike se ai do të jetë nënkryetari i Lëvizjes Arben Labënishti  referon për ‘’Strugalajm.com një burim i besueshëm  në këtë struktur politike.

Kandidati Lëvizjes Besa, për kreun e Komunës së Strugës do dali nga struktura e paritisë dhe me gjasë kjo do të ndodhi vetëm pasi të caktohet data e zgjedhjeve dhe për momentin sipas këtij burimi kjo cështje nuk është në agjendën e Lëvizjes Besa.

Në INA sot u publikua informacioni i siguruar nga burime partiake se Labënishti është kandidat i Besës për Strugë.