Prej kohësh ai e ka proklamuar këtë fakt.

Në një intervistë për DJ Pharris, në Power 92 Chicago, reperi konfirmoi se po planifikon të bëhet kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Po, 100 për qind mund të ndodhë … në 2024-n”, shtoi duke parashikuar kështu mundësinë që Trump të ketë një mandat të dytë.

Më pas foli si një politikan i vërtetë dhe tha se rëndësinë e tij më të madhe pasi të bëhej president, do ta merrte industria mjekësore.

“Një nga gjërat kryesore kur unë të bëhem president do të jetë industria mjekësore. Unë do të sigurohem që industria mjekësore të lulëzojë”, tha reperi.

“Ka një gjë që kam mësuar duke qenë pas Jay-Z, dhe pasi u martova me gruan time, nuk mund ta djallosësh punën me paratë. Trump-i nuk po e djallos punën me paratë. Vende pune ka dhe taksat po paguhen”.

Zërat për t’u bërë president kanë dalë që në muajin prill kur u publikua një imazh i Kanye-s me sloganin “Keep America Great” – shoqëruar me hashtagun “# Kanye2024”