Zinedine Zidane shpreson se Isco do të qëndrojë në Real Madridin edhe sezonin e ardhshëm

Chelsea, Manchester City, Barcelona dhe shumë skuadra tjera evropiane janë duke monitoruar situatën e Iscos për të cilin do të bëjnë oferta gjatë verës, pasi mesfushori spanjoll nuk është i lumtur në Madrid, për shkak të reduktimit të minutave nga Zidane, që nuk e sheh atë si titullar.

Por, trajneri francez, duket se nuk e dëshiron largimin e spanjollit, i cili tha në konferencën për media se i pëlqen shumë Isco dhe se llogaritë në shërbimet e tij.

“Isco e di se unë e pëlqej shumë atë dhe llogaris në shërbimet e tij. Kam 24 lojtarë në skuadër dhe llogariti në të gjithë. Ata e dinë këtë. Nuk do t’i ndryshojmë planet sa i përket rrotacioneve”, deklaroi Zizu.