Si çdo vit, në mënyrë tradicionale, qytetarët e Vevçanit këtë fundjavë kanë filluar me përgatitjet e karnavalit, ku me aktivitete të ndryshme, improvizime dhe satira do të shënojnë ngjarjet e vitit të kaluar, përcjell Fol.

Karnavali i Vevçanit do të fillojë sot, me të cilin do të shënohet edhe ardhja e vitit të ri sipas kalendarit të vjetër, edhe atë në orën 13:00 do të fillojë defilimi me maska të ndryshme, ndërsa më pas në pritjen e vitit të ri do të ketë edhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Aktiviteti qendror i karnavalit do të mbahet nesër me valle nga qindra qytetarë të maskuar, ndërsa do të përfundojë nesër pasdite me djegien tradicionale të maskave.

Përndryshe, Karnavali i Vevçanit është kritikuar nga një pjesë e madhe e opinionit për shkak se në këtë karnaval janë nënçmuar komunitetet. /Fol/