Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka qenë i pranishëm në meshën e një kishte ortodokse në Strumicë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, nga ku ka uruar besimtarët ortodoks në Maqedoni festën.

Por kryeministri Zaev ka qenë i pranishëm edhe në ceremoninë e Bajramit në një xhami të Shkupit ku edhe u’a uroi besimtarët musliman festën.

Portali Shqipmedia ka investiguar dhe hulumtuar pak rreth besimit fetar personal të kryeministrit Zoran Zaev. Askund në biografinë e tij në internet nuk shkruan se ai i takon besimit ortodoks apo është praktikant ose jo i ndonjë feje.
Ajo që arritëm të zbulojmë është se Zoran Zaev rrjedh nga fshati Murtino i Strumicës fshat ky kryesisht i besimit Evangjelist-Metodist (Protestant). Fshati Murtino është fshat i ngjitur me fshatin Monospitovo poashtu fshat kryesisht i besimit Evangjelist-Metodist (Protestant) dhe vendlindje e ish-kryetarit të ndjerë të Maqedonisë Boris Trajkovski.

Kryetar i Kishës Evnagjeliste-Metodiste të Maqedonisë është kushëriri i kryeministrit Zoran Zaev, Emil Zaev përndryshe Prof.Dr në fakultetin e Maqinerisë në Shkup.
Kisha Evangjeliste-Metodiste poashtu sot feston Krishtlindjet në Maqedoni pasi si komunitet i vogël në Maqedoni ata respektojnë shumicën ortodokse dhe punojnë më kalendarin gregorian.

Përndryshe Metodistët janë një komunitet i fuqishëm në Angli dhe Amerikë ndërsa ish-presidenti i ndjerë i Maqedonisë Boris Trajkovski kishte përkrahje të madhe nga këto shtete, koincidencë apo jo të njëjtën e gëzon edhe kryeministri Zoran Zaev! /Shqipmedia/