Organizatat joqeveritare në Maqedoni kanë filluar të numërojnë homoseksualët dhe sipas matematikave të tyre, në Maqedoni ka rreth 200.000 homoseksualë. Më shumë se 100 politikanë janë homoseksual, mbi 900 persona të punësuar në MPB dhe thuajse 850 në Armatën e Maqedonisë. Mes studentëve në Maqedoni madje 5056 kanë thënë se janë gej, ndërsa 514 homoseksualë ka në elitën e biznesit, 494 në sferën e mjekëve, mbi 80 gazetarë dhe 11 priftërinj dhe hoxhallarë.

Në hulumtimin që është realizuar me 12.000 persona janë marrë informata që tregojnë se 9540 e bëjnë me vullnetin e tyre dhe pa kurrfarë kompensimi financiar, derisa 2.460 kanë paguar për shërbimet e tyre prej 100 deri 6000 denarë. Disa nga të anketuarit kanë qenë të detyruar të përfitojnë për ekzistencë, sepse shteti nuk kujdeset për ta. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 7198 janë deklaruar si biseksual, të tjerët si gej. Më shumë se 2500 të anketuar kanë thënë se kanë pasur deri 10 partnerë, 3000 kanë pasur deri 30 partnerë, ndërsa 572 persona kanë pasur mbi 50 partnerë.

Prej të anketuarve, 6352 kanë qenë të besimit krishterë, 5316 të besimit islam, ndërsa 332 të religjioneve tjera. /koha.mk/