Shkruan Prof. Ilire Dauti

Ju, që sot po hiqeni se jeni pro NATO dhe BE, deri në atë masë saqë edhe amandamente nuk paraqitet në kuvend me arsyetimin se mos po e dëmtoni procesin e integrimeve. A nuk jeni po të njëjtit që në vitin 2014, së bashku me partnerin tuaj të asaj kohe nënshkruajtët në Rusi, marrëveshjen me “Gazpromin” rus, me të cilën parashihej që Maqedonia të furnizohej me gaz nga “Rjedha e Jugut” që do kalonte nëpër Bullgari e Sërbi, që kontestohej fuqishëm nga Bashkësia Evropiane e Energjetikes, që përveç që ishte në kundërshtim me interesat gjeopolitike të SHBA-së dhe BE ishte edhe me kosto më të lartë për qytetarët.

Me këtë shmangej mbështetja për projektin e rrjedhës Trans Adriatike “TAB” për transporin e gazit nga Rajoni Kaspik nëpërmjet Greqisë e Shqiperisë për të rrjedhë në tregjet e energjisë në Europë, dhe që njihej si një nga objektivat urgjente të politikës energjetike nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Kushtetutë kuj tjetër mund ti pengonte përveç prorusëve të vërtetë.
A ka diçka më te shëmtuar se të jesh kundër popullit tënd!

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.