Termeti i fuqishëm me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Righter që goditi mbrëmjen e djeshme Detin Egje pranë bregdetit turk dhe grek, ambasada shqiptare në Greqi jep informacionet e para për të lënduarit dhe viktimat.

Sipas ambasadës sonë atje mes të plagosurve nga tërmeti nuk ka shqiptarë. Po sipas saj, viktimat e gjetura nën rrënoja janë një shtetas turk dhe një suedez.

Kliko per me shume info
Tërmeti u regjistrua në ora 1:31 sipas kohës lokale në thellësi prej 7.8 kilometra, njofton Agjencia shtetërore për menaxhim me kriza (AFAD).

Pas tërmetit janë regjistruar edhe 40 dridhje tjera të fuqishme nga 3 deri në 4.6 ballë.

Deklarata:
“Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë”.