Lideri I RDK-së, Vesel Memedi edhe kur ishte në Aleancë për Shqiptarët akuzohej gjithnjë se është në shërbim të BDI-së. Ai ishte edhe anëtari i Aleancës më i zëshmi kundër një bashkëpunimi mes Aleancës dhe Lëvizjes BESA. Pas prishjes me Ziadin Selën, Vesel Memedi u bë nënkryetarë i Parlamentit duke u shpërbly nga kryepalkui i BDI-së siç e quan vet lideri i RDK-së.
Shumë zëra kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë se Veseli në zgjedhjet e ardhshme do të shkrihet në BDI.
Memedi shumë herë shihet në krah me funksionarë të BDI-së, ku edhe sot ka shijuar lojën mes F Genç Kalemler (Banjicë e Poshtme) dhe KF Vardari (Forinë), dhe nuk dihet se ai një ditë do ta bëjë publike edhe integrimin e tij në partinë më të madhe shqiptare./TetovaSot/