Ftohen raportet mes Seles, Memedit dhe Ostrenit Ditëve të fundit po trumbetohet me të madhe për largimin nga Aleanca për Shqiptarët, të kreut të RDK-së Vesel Memedi, edhe pse ky i fundit, fitoi një post ministri në Qeverinë e Zaevit.

Sipas informatave që kemi arritur të sigurojmë nga burime të afërta me të trija partitë, deri tek kjo përçarje ka ardhur si pasojë rezultateve të dobëta që këta dy parti, që pretendonin se kanë mbështetje në masë, nuk arritën ta sigurojnë. Flitet se, Vesel Memedi tanimë ka dalë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe në parlament po vepron si i pavarur, ndërkohë që nuk heq dorë nga mbështetja e Qeverisë.

Memedi si duket nuk është i vetmi që del nga ky koalicion. Ditëve të fundit ai ka intensifikuar edhe takimet me kreun e Unitetit, Gzim Ostrenit, i cili po ashtu pritet ta lëshojë këtë koalicion, ndërkohë që nuk u vazhduan bisedimet për, siç ishte planifikuar, shkrirjen e të tria subjekteve në një.

Për këtë shkrirje dhe përforcim të kapacitetit të një subjekti, pra, LR PDSH, sipas informatave që kemi, po lufton vetëm ish komandant Qufa, i cili në krejt anët tenton të ruaj këtë koalicion për shqiptarët dhe mos të ndodh përçarja mes tyre, por shkaku i këtij Qëndrimi, kundër të cilit është edhe vet zoti Ostreni, Qufa nuk thirret në takimet e fundit, edhe pse i njëjti, në bazë të përkrahjes së fituar në zgjedhjet e fundit, del që është shtylla kryesore e UNITETIT, shkruan SHIGJETA transmeton FOL.