Gjatë një prezantimi të tij në Shkup, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami kishte treguar se si e kishte sjellë Kastriot Rexhepin nga kufiri në Bogorodicë ku kishte ndihmuar rrefugjatët sirian për të filluar sipas tij një mision tjetër në ndihmë të shqiptarëve, transmeton Zhurnal.mk

Kështu e thirri Bilall Kasami, Kastriot Rexhepi për të kontribuar në misionin dhe idenë e Lëvizjes BESA.

“Kastriot ,do të vish se kemi një mision të ri që t’ju ndihmojmë vëllezërve tanë këtu në Maqedoni dhe është kënaqësi që e kemi në mesin tonë Kastriot Rexhepin”, kështu kanë qenë fjalët e Bilall Kasamit.

Mirëpo tash kur ditët për shpalljen e kandidaturave janë nga fundi dhe Kastriot Rexhepi përflitet si kandidat i mundshëm i Lëvizjes Besa në Çair, a do e mbajë fjalën e tij Bilall Kasami që të kandidojë atë për zgjedhjet lokale!?