Haki Abazi, njëri nga të dënuarit e rastit ”Monstra” ka deklaruar për mediat se presin që e vërteta të del në shesh për vrasjen e pesë të rinjve në Smilkovë.

Ai ka theksuar se nuk e kanë ndërmend që të ikin diku. Ai u paraqit në gjykatë bashkë me dy të tjerë dhe avokatin e tyre, Naser Raufi.

Abazi gjithashtu tha se nuk ka kontakte me dy të kërkuarit tjerë që janë në ikje. Përndryshe lënda është kthyer në gjykim dhe të dënuarit janë liruar pas pesë vitesh e shtatë muaj vuajtje dënimi./Telegrafi/