4 tetor 2020 do të jetë një ditë që do të mbahet mend gjatë për tifozët e Mançester Junajtid, por si “ditë zie”. “Djajtë e Kuq” u turpëruan në shtëpi me rezultatin katastrofik 1-6 nga Totenhemi. Ekipi i Ole Gunar Solskjaer preku sot fundin në epokën e tij.

Supersfida nisi në mënyrë spektakolare teksa u realizuan 3 gola për 7 minuta. Fillimisht vendasit e Solskjaer kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të me anë të Bruno Fernandesh, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që “spërsat” e Zhoze Murinjos,  përmbysin gjithçka në minutat 4 dhe 7 me anë të Ndombele dhe Son.

Por, “tmerri” për vendasit nuk mbaroi me kaq. Në pjesën e dytë Serxhi Orier dhe Herri Kein realizuan dhe dy gola të tjerër për ekipin e Murinjos.

Londinezët tregojnë se do të jenë një ekip i rrezikshëm për këtë sezon, ndërsa Junajtid duhet të marrë shpejt veten nga trauma e pësuar sot në shtëpinë e tij “Old Trafford”.

FT| Mançester Junajtid-Totenhem 1-6

B. Fernandes 2′ (p)/ Ndombele 4′, Son 7′, 37′, Kein 30′, 79′ (p), Orier 51′