Ministri për Diasporë në Republikën e Maqedonisë Edmond Ademi ka takuar në një takim përfaqësuesit e organizatës “Maqedonia 2025”, ku kanë biseduar për tema të ndryshme, njofton medial.mk
“Sot takova përfaqësuesit e organizatës “Maqedonia 2025” ku biseduam për bashkëpunim më të thellë dhe konkret për çështjet në interes të përbashkët, si dhe për përvojat e tyre lidhur me problemet dhe sfidat që kanë investitorët nga Diaspora. Potencova se shtylla ekonomike e Strategjisë nacionale për bashkëpunim me Diasporën është pikënisje për reduktimin e barrierave që kanë investitorët potencial nga Diaspora. Përkraha tryezën e rrumbullakët në temë ‘Investime nga Diaspora’, që organizohet nga “Maqedonia 2025” më 21 Shtator 2017 në Shkup”, tha Ademi.medial.mk