Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, me ftesë të drejtorit të Qendrës ndërkombëtare për politika migruese dhe kryeministër i mëparshëm i Austrisë Mihail Shpindengler do të marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar “Nga menaxhimi i krizave drejtë politikave të ardhshme të migracionit” që nesër dhe pasnesër do të mbahet në Vjenë, përcjell Infomagazin.

Ministri Ademi, siç kumtuan nga kabineti i tij, do të marrë pjesë në panelin e lartë politik ku do të marrin pjesë ministri federal i Kulturës dhe Mediave i Austrisë, Gernot Blumen, ministri për Migracion i Holandës, Mark Harbers, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushlogu dhe përfaqësues të qeverive të tjera nga vendet anëtare të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve.

Në forumin në Vjenë do të mbajë fjalim edhe përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogerini.