Gazeta Lajm shkruan se futbollisti Admir Mehmedi këtyre ditëve po qëndron në vendlindjen e tij në Gostivar. Sulmuesi i skuadrës gjermane Wolfsburg dhe i kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, është pritur sot (e enjte) në komunën e Gostivarit nga kreu i saj Arben Taravari. Me këtë rast Mehmedi i ka dhuruar fanellën e tij me numër Taravarit. Ndërkohë, ky i fundit ka përgëzuar Mehmedin për sukseset e tij në fanellën e Wolfsburg dhe të Zvicrës. (foto shaban sinani-tv art tetovë)/lajm