Fushata parazgjedhore është në ditët e fundit, ku kandidatët janë karakterizuar me performacën e rivalitetit me ballafaqim argumentues në marrjen e drejtimit të komunave në nivel shtetëror.

Vlen të theksohet se fushata e kandidatëve për komunën e Tetovës ka qenë një ndër betejat më të ashpra, ku për ballafaqim direkt përballen lider dhe nënkryetar partish për të parin e komunës së Tetovës. Beteja mediatike e kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri ku përballë në të shumtën e rasteve për ballafaqim i ka pasur kundërkandidatët tjerë, të cilët në disa media të vendit kanë qenë nën hijën e performacës së mirë të Adnan Nezirit, ku vlen të potencohet se në Tv Shenja mungoi Teuta Arifi, ndërsa në Tv Koha kanë ikur Bardhyl Dauti i PDSH-së, Teuta Arifi i BDI-së dhe Bilall Kasami i Lëvizjes BESA.

Kandidatët ndërmjet veti kryesisht për ballafaqim kanë pasur programin e tyre politik, por në disa raste debatet kanë eskaluar me akuza dhe kundërakuza për mungesë të realizimit të programeve, ku pikë e sulmeve ka qenë kryetarja aktuale që kërkon dhe një mandat Teuta Arifi për dështimin dhe mosrealizimin e premtimeve të saj.

Derisa, kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami paraqet vizatime 3D, Teuta Arifi e BDI-së paraqet lojë fjalësh me programin që përsëritet prej mandatit të kaluar që nuk e realizoi, ndërsa Adnan Neziri ka zgjedhur të prezantojë program më të kapshëm dhe real për qytetarët e komunës së Tetovës./fol.mk/