Ekipet e zjarrfikësve janë duke shuar zjarret në Nagoriçan të Vjetër ku deri më tani është djegur një shtëpi e vjetër e braktisur dhe një hambar prej druri, përcjell KlanM.

Nga hambari i përfshirë nga zjarri në fshatin Dimonce janë dëgjuar edhe shpërthime.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, i cili ndodhet në vendin e zjarrit, tha se zjarri ka arritur në shtëpitë e para në Beljakovcë, përcjell KlanM.

“U dogjën një shtëpi e vjetër e braktisur dhe një hambar prej druri”, thotë Angelov.

Ai shton se kanë ndihmuar dukshëm avionët dhe helikopteri i MPB-së.

Ndërkohë, derisa Angellov po vrojtonte terrenin dhe po xhirohej nga dikush, mbi të kaloi aeroplani që lëshoi ujin pikërisht në vendin ku ndodhej ai, duke e lagur bashkë me kameramanin.

“Shkëlqyeshëm”, dëgjohet të thotë Angellov pasi u bë qull./KlanMacedonia