Aeroporti merr emrin e Cristiano Ronaldo

Ishulli portugez Madeira nga viti në vit po kthehet në ishullin “CR7”: që prej së mërkurës aeroporti i ishullit që ndodhet në Atlantik do të marrë emrin “Aeroporto Cristiano Ronaldo”. Njeriu më i famshëm i atij vendi ka që tani një muze të tijin, një hotel dhe një statujë. Vendimi për të emëruar aeroportin në nder të 32 vjeçarin u mor që në korrikun e kaluar pasi Portugalia fitoi Euro 2016. Në javën e kaluar punëtorët kanë vendosur një fotografi të tijën mbi hyrjen kryesore.Por jo të gjithë qytetarët e Madeira janë dakord me “Ronaldozimin” e ishullit. Në një peticion kundër ndryshimit të emrit u regjistruan plot 2500 vota. “Mendoj se është budallallëk të vihet në dyshim ndryshimi i emrit. Në këtë mënyrë ne po nderojmë një sportist të madh portugez,” shprehet presidenti i zonës Madeira, Miguel Albaquerque për A Bola. Ronaldo me shumë mundësi do të jetë prezent në hapjen e aeroportit.