Edhe gjatë kohës së pandemisë nuk kanë ndaluar aferat dhe skandalet në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Aferat nga tentimet kontroverse për furnizimin me vaksinat kineze përmes kompanive private nga Honkong dhe Peking, aferat e tenderit për incizimin e sipërfaqeve të gjelbra nga kompania e cila lidhet me ministren e arsimit Milla Carovska dhe partnerin saj, deri te numri i banesave të ish-kryeministrit i cili ka ikur nga drejtësia Nikolla Gruevski, dhe furnizimi kontrovers i softuerit për siguri në komunikacion nga ish sekretari gjeneral i Qeverisë, tani këshilltarë i kryeministri Zoran Zaev, Dragi Rashkovski. Për një pjesë të këtyre, Prokuroria pas një kohe “i dëgjoi mediumet” dhe më pas hapi procedurë, për një pjesë Antikorrupsioni hapi lëndë për konflikt të mundshëm të interesave dhe korrupsion. Sipas informacioneve që ishin publikuar në vitin 2015, nga LSDM-ja e atëhershme opozitare, por edhe nga informacionet nga tanimë ish PSP, bëhet fjalë për pronën e blerë prej afër 1.5 milion euro përmes një kompanie që supozohet të jetë e Orce Kamçev.

Këtë hetim tani e udhëheqë prokurorë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër gjashtë të dyshuarve mes të cilëve dhe kumbari i Gruevskit, Risto Navaçevski. Prokuroria në kumtesë për hetimin potencoi se truallin Gruevski e ka paguar me paratë që i ka marrë për financimin e VMRO-DPMNE-së.

“Në periudhën prej 2006 deri 2012, Gruevski si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar mbi 1.300.000 euro. Një pjesë të mjeteve të cilat në këtë periudhë i ka pranuar personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale të partisë si donacione për partinë politike, nuk i ka paraqitur si donacione dhe në këtë mënyrë ka përvetësuar së paku 1.300.360 euro. Këto para Gruevski i ka lëshuar në qarkullim me blerjen e tokës ndërtimore në Vodno, ndërsa i dyshuari Mijallkov edhe pse e ka ditur se si Gruevski i ka marrë paratë, ka vendosur kontakt me pronarin e një kompanie në Belize dhe ka kërkuar dokumentacion, vula dhe xhirollogari që t’i ketë në dispozicion. Risto Novaçevski, pas një marrëveshje paraprake me Gruevskin, është bërë drejtues i kompanisë e cila e ka blerë tokën në Vodno me një sipërfaqe totale prej 11,000 m2”, thonë nga Prokuroria. Si pronar i tokave në Vodno është paraqitur kompania, për të cilën nga Prokuroria thonë se është nën pronësi të të dyshuarit të pestë, Orce Kamçev.