Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sot doli nga burgu i Idrizovës, i  cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë. Siç u përfol nga mediat se do ta pres lideri i ASH-së Ziadin Sela kjo gjë nuk ndodhi pasi Agim Krasniqi vazhdon të mbetet në partinë e tij të vjetër PDSH.

“Nuk na gzon liria qe 10 vite qe na esht bae padrejtsia,, faleminderimi i takon veq tlumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit. 

Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullësi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore ishte ndër të vetmit me grupin e tij që vuajti dënim maksimal

Agim Krasniqi atëkohë ishte pjesë e PDSH-së dhe angazhimi i tij maksimal ishte për votat e kësaj partie në terren.