Mile Zeçeviq është shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së, i cili ishte mbrëmë në tubim bashkë me Teuta Arifin dhe Hazbi Likën. Ai është ish drejtor i policisë sekrete të Maqedonisë, djalë i Sllobodan Zeçeviqit, serbë të ardhur nga Mali i i Zi. Shumë mediume maqedonase e kanë përmendur atë si pjesëmarrës në djegien e ambasadës amerikane në Shkup, gjatë protestave kundër intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë.